Moderatorja Arbana Osmani ka folur për herë të parë për rikthimin në drejtimin e reality-show “Big Brother” pas fjalëve se Luana Vjollca do të ishte pasardhësja e saj.
E pyetur nga ndjekësit në Instagram, Arbana ka treguar se formati do të rikthehet me shumë mundësi vitin që vjen, por ende nuk është caktuar moderatorja.
Megjithatë ajo nuk e ka mohuar fare si mundësi që të jetë ajo sërish në drejtim të emisionit.
“Pyetja e jetës (as si je nuk më është bërë kjo pyetje) Big Brother do ketë, por jo këtë vit. Më vjen mirë që ky program kërkohet kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që Top Channel të mund ta sjellë vitin që vjen. Por mos më pyesni që tani nëse do të jem unë prezantuesja sepse pas një viti nuk e di çfarë do ndodhë…Ajo që di më siguri është që Top Channel si gjithmonë do bëjë zgjedhje të shkëlqyer!”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.