×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk ndalet Gold AG, publikon një foto tjetër duke u falur në Rrugën e Kombit

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 10:00

    Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, e ka vënë shumë herë në dukje se është një mysliman i devotshëm.


    Ai i praktikon të gjitha ritet fetare, teksa kujdeset që edhe të falë pesë vaktet brenda ditës.

    Edhe nëse në ndonjë nga vektet, atë e zë rruga për dikun – ai do të ndalet dhe ta kryejë se s’bën ritin fetar.

    Këtë gjë e ka dëshmuar një fotografi e publikuar nga një mik i reperit në rrjetet sociale, ku Gold AG shihet teksa ka ndalur veturën e tij në Rrugën e Kombit, për të falur namazin.

    Pas kishte reagime të shumta lidhur me këtë foto, reperi ka shpërndarë edhe një foto tjetër, nga një kënd tjetër e ku shihet duke u falur në Rrugën e Kombit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!