Ai është padyshim një nga aktorët më të pëlqyer në Turqi, e njëherit edhe më i kërkuari.
Burak Yoruk ka luajtur në disa seriale të njohura televizive, të cilat janë transmetuar edhe në Shqipëri e Kosovë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Së fundmi aktori ka marrë vëmendjen e shqiptarëve, duke qenë se ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, derisa shfaqet duke vallëzuar me flamurin shqiptar në një aheng, ndërsa dëgjojet kënga “Oj Kosovë, oj nëna ime”.
Kujtojmë që projekti më i fundit i tij është seriali “Ask Mantik Intikam”, që ka nisur transmetimin prej disa javësh në Turqi. Ai luan krah aktorëve të njohur turq si Burcu Özberk, Melisa Döngel dhe Ilhan Sen.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.