Edhe këtë vit Bleona Qerreti ka parakaluar në tepihun e kuq të shtruar për ceremoninë e Grammy Awards në Los Angeles.
Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit në muzikë dhe në mesin e shqiptareve që parakaluan në tepihun e kuq për këtë ceremoni ishte edhe Bleona.
Këngëtarja ka zgjedhur të veshë një fustan argjendi dhe është dukur shumë elegante me flokët e krehura prapa dhe grimin që i shkonte shumë dukjes.
Bleona ka shkruar se për të, këto ishin Grammy-t më të mira ndonjëherë prej kur merr pjesë.
Ndërsa përmes postimit ka paralajmëruar se gjëra të reja po vijnë në këtë dekadë të re, duke përmendur një album të ri dhe një film të ri.
Duket se Bleona nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ‘Ëndrra amerikane’ dhe fama e suksesi në Hollywood, që po e kërkon tash e sa kohë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.