×
  • Show Time
  • Show Time

    Pamje nga fëmijëria e Don Xhonit në kompleksin e dëshmorëve: Kjo punë shkon me gjak

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 16:54

    Don Xhoni është kthyer pas në kohë duke publikuar një fotografi të moshës 6 vjeçare.


    Reperi ka hapur arkivat dhe ka treguar një moment kur ai kishte lënë shënim në librin e kujtimeve tek kompleksi i Jasharajve në Prekaz, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    “Respekt, nderime për secilën familje që e ka humb dikënd. Kjo punë shkon me gjak”, ka shkruar Don Xhoni.

    Por, nga fansat kjo gjë u morr për të keq, duke qenë se javën e kaluar ai dhe reperi nga Shqipëria, Finem, patën një përplasje në rrjete sociale, ku ky i fundit i tha Don Xhonit se nuk ka vizituar asnjëherë, dhe tani fansat e kanë marrë si përgjigje ndaj reperit shqiptar.

    Ndryshe, Don Xhoni po shijon suksesin e këngës “Deri kur”, e lansuar me 8 korrik të këtij viti dhe deri tani ka arritur të mbledh afër 10 milionë klikime në Youtube./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!