×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas 15 vitesh, Luana Vjollca braktis Top Channel-in

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 15:50

    Është padyshim prezantuesja më e ndjekur shqiptare, e cila tashmë është shndërruar në një brand me projektet e saj të njëpasnjëshme dhe jashtëzakonisht të suksesshme.


    Bëhet fjalë për Luana Vjollcën, e cila për publikun u bë e njohur si prezantuese ku vazhdon të mbajë primatin, e për të vazhduar me këngën dhe bizneset jashtë botës së ekranit.

    Luana, e cila karrierën e nisi në Top Channel duket se nuk do ta vazhdojë aty.

    Sipas burimeve të Express mësohet se prezantuesja i ka dhënë fund bashkëpunimit me televizionin e njohur.

    Arsyet që dërguan deri në prishjen e kontratës mes tyre nuk dihen ende por gjasat janë që shoun e saj që jemi mësuar ta shohim çdo shtator, ta ndjekim nën logon e ndonjë televizioni tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!