×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana publikon foton romantike me mashkullin misterioz

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 14:20

    Ajo është një prej repereve më në zë të momentit kjo jo vetëm për shkak të karrierës muzikore, por edhe për shkak të jetës së saj personale e cila vazhdon të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes.


    Këngëtarja i shtoi edhe më shumë thashethemet rreth saj, pasi u shfaq në Paris me producentin muzikor Macloud në disa foto që të linin të kuptoje se mes tyre kishte diçka më tepër se miqësi. Këto foto ajo i publikoi menjëherë pasi Mozzik e quajti gënjeshtare dhe e quajti shkaktare për ndarjen.

    Ndërkaq ajo ka publikuar edhe një tjetër foto këtë herë duke mbështetur kokën tek kraharori i një mashkulli, të cilin në fakt e ka zbuluar shumë pak në foto, por fansat mendojnë se është pikërisht producenti i saj.

    Ajo e ka shoqëruar foton me një gjysmë hëne ndërsa vetë duket e lumtur dhe e qetë pranë mashkullit misterioz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!