Ledri Vula ka lansuar projektin e parë me videoklip 360 shkallë.
Ledri Vula një ditë më parë publikoi këngën e re të titulluar ‘Piano rap’, reperi me projektin e publikuar solli diçka të re që publiku shqiptar nuk ka parë deri tani, shkruan lajmi.net.
Ai publikoi videoklipin e parë 360 shkallë, çka ua morri vëmendjen edhe kolegëve të tij të cilët sikur publiku mbetën të magjepsur nga ky projekt.
Pas lansimit të këngës këto ishin fjalët e para të Ledri lidhur me projektin:
#PianoRap e gjeni ne te gjitha platformat digjitale audio si dhe me video ne #YouTube 360° . E vecanta e ketij projekti eshte se ne secilen pajisje teknologjike qe e shikoni, do te keni eksperience tjeter. Verzioni per Telefon, ai per Kompjuter si dhe verzioni per Televizion, jane vetem 3 nga mundesite e shumta per me perjetu kete projekt qe ju mbetet ju per me eksploru. E per eksperiencen me te vecante, do te kete surpriza shume shpejte.
Falemnderim i madh per ata qe kane punu se bashku me mu ne kete projekt, t’u fillu prej instumentalit te kanges Butrint Bucinca & @dujamusic e t’u e finalizu me kete video @elenakelmendi @leeberishax @granitbytyqië qe ka rezultu si projekt shume i vecante. Besoj qe mundeni me e gjete secili prej jush veten mes shkronjash. 1Love , Ledri.
https://www.instagram.com/p/B8CKrwQBPFm/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.