Elbasan Karaçica, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës me urdhërarrest të Gjykatës Themelore në Drenas, për disa vepra të ndryshme penale, është parë duke drekuar në Itali me këngëtaren, Fjolla Morina.
Elbasan Karaçica dyshohet se ka kryer disa vjedhje, mes tyre vjedhje të veturave. Ai gjithashtu dyshohet se ka tentuar të godasë një polic me veturë
Veprat penale të cilat datojnë që nga nëntori i 2014-ës, përfshijnë: sulm fizik nda policit, mosrespektim të urdhrit policor, pjesëmarrje në rrahje, vjedhje veturash.
Bazuar në burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Karaçica shquhet për vjedhje të veturave dhe mes tjerash, dyshohet se ka tentuar ta godas një polic me veturë.
Karaçica dyshohet gjithashtu se i ka vjedhur armën Bashkim Jasharit, djalit të Rifat Jasharit dhe gjeneralit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas aktakuzës, Karaçica dyshohet se më 8 maj të këtij viti në fshatin Komoran, në bashkëpunim me të dyshuarin tjetër Ahmet Kamberi, thyen xhamin e veturës së Bashkim Jasharit dhe ia vodhën një çantë në të cilën Jashari ruante armën e tij “Glock 17”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.