Policia ka arrestuar ish-konkurrentin e “It’s My Love”, pasi i njëjti kishte telefonuar policinë për një raportim të rremë për rrahje, thirrje këtë të cilën ai e xhiroi dhe e publikoi në Tik Tok.
“Policia e Kosovës, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve intensive ka arritur ta identifikojë dhe njëherësh ta arrestojë personin e dyshuar (D.M.), i cili ka bërë deklarim të rremë duke kontaktuar Policinë e Kosovës në numër emergjent për kinse nevojë për ndihmë policore dhe pastaj të njëjtat incizime i ka publikuar në Tik Tok, të titulluar (Dardi thirr policin). Të gjitha hetimet dhe veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ku ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti lajmërim apo kallëzim i rremë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Qitu te komuna e Klinës nifar Valmir bosi po ka problem me do mysafirë, po don problem thashë t’ju thirri juve, unë jam Imdardi Kurti.. Jam mysafir në Klinë, dhe dola te komuna dhe më ka dalë në pritë ky, jemi përball komunës janë rrethoku… jam i njofshëm garant ma ka inati e m’ka dalë në pritë”, i thotë në telefon Dardi policisë.
“Rrini aty tash po vijmë”, dëgjohet të ketë thënë zyrtari policor.
Ndërkaq policia njofton se rastet e tilla pengojnë punën policore dhe janë të kundërligjshme, andaj do të ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj të gjithë personave që mund të përfshihen në raste të tilla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.