Princi Harry ka folur për herë të parë pas deklaratës së bujshme të largimit nga Mbretëria.
Në një deklaratë të parë pas largimit nga Mbretëria, Harry u shpreh se “nuk kishin zgjidhje tjetër”.
Princi tha se “ka gjetur dashurinë dhe lumturinë” tek Meghan. “Mbretëria e Bashkuar është vendi im dhe e dua, kjo nuk do ndryshojë”., u shpreh Harry.
Harry u shpreh se është ndjerë nën presion dhe është në kërkim të një jete më të qetë.
“Dua të dëgjoni të vërtetën nga unë, aq sa mund të ndaj me ju, jo si princ, jo si dukë, por si Harry. Vendimi që mora për veten dhe bashkëshorten time nuk ishte i lehtë. E mora vendimin pas shumë muajsh diskutim, pas shumë vitesh sfidë. Dhe e di që jo çdo herë ia kam dalë, por sa më shumë që kjo vazhdon, nuk kam zgjidhje tjetër”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.