×
  • Show Time
  • Show Time

    Reagon nëna e Beatrixës lidhur me parashutat dedikuar dyshes Donald-Bora

    Reporteri
    10 Janar 2022 | 13:13

    Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë ndezur gjakrat, pas ngjarjes së ndodhur në oborrin e shtëpisë.

    Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ka ndodhur një ngjarje e cila e mori gjithë vëmendjen e banorëve dhe mediave rozë.

    Në shtëpi u futen tre parashuta për aktorin, Donald Veshaj, e që njëra prej tyre kishte të shënuar datën e ditëlindjes së ish të dashurës së Donaldit, Bora Zemanit.

    Aktori diskutojë këtë çështje me partneren e tij Beatrix Ramosaj, e cila ka vendosur t’i përgjigjet duke i thënë:

    “Qetësohu se nuk ka asnjë gjë, për kokë të mamit. Unë të kam thënë është një gjë që e ke jetu edhe pjesë e jotja”

    Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe nëna e këngëtares kosovare, Beatrix Ramosajt, Antigona.

    Ajo ka postuar një video të Beatrix në llogarinë e saj në  “Instagram”, ku shkruhet “Shpirti bardhë Triksa”. Videoja është montuar nga një ‘fanpage’ dhe ndërthuret me fjalët:

    “-Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë… Trixa dhe fansat e Trixës Ju dua”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!