×
  • Show Time
  • Show Time

    “Të kujtoj si njeri të mirë” – bashkëshortja e dizajnerit kosovar flet pas ngjarjes tragjike

    Reporteri
    10 Maj 2025 | 13:44

    Një ngjarje tragjike ka tronditur Prishtinën më 9 maj, ku dizajneri i njohur Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B”, në Prishtinë.

    Tragjedia ka prekur thellë jo vetëm familjen dhe miqtë e afërt, por edhe të gjithë ata që e njihnin dhe e vlerësonin kontributin e tij në fushën e dizajnit dhe modës në Kosovë.

    Në një reagim prekës në Instagram, Rina, bashkëshortja e të ndjerit Festimit, ka publikuar një fotografi me të në InstaStory, duke i dhënë lamtumirën me fjalë të dhimbshme:

    “Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe”.

    Varrimi i Festim Isufit do të bëhet sot, më 10 maj 2025, në varrezat e Gjilanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!