“Big Brother” po rikthehet pas 4 vitesh në ekranin e Top Channel-it, por këtë herë si kurrë më parë.
Banorët do të jenë personazhe të njohur VIP.
Ata do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme. Në “Big Brother VIP” njerëzit e famshëm do të kthehen në njerëz të zakonshëm.
Së fundmi, gazetari Eraldo Rexho ka zbuluar disa detaje për spektaklin. I ftuar në “Pushime on Top”, ai tha se është pjesë e grupit të punës në fazën parapërgatitore të “Big Brother VIP”.
Eraldo tregoi se spektakli pritet të fillojë në muajin Tetor.
“Unë kam pranuar të jem pjesë e skuadrës së ‘Big Brother VIP’ në fazën parapërgatitore. Momentalisht po punojmë për një edicion super fantastik të ‘Big Brother VIP 1’. Kështu që unë di të them angazhimin tim deri në këtë moment. Se çfarë do ndodhë pas shtatorit, do mbetet për t’u parë në tetor, kur besoj se do të nisë ‘Big Brother’, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.