×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora e ftuar speciale në Eurovision 2023 në Liverpool

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 18:38

    Këngëtarja Rita Ora, me origjinë nga Kosova e karrierë të zhvilluar në Britani të Madhe, është e ftuar speciale në Eurovision 2023.

    Organizatorët kanë njoftuar se ylli i njohur botëror pritet të përformojë në gjysmëfinalen e parë të këtij edicioni, që do të mbahet me 9 maj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Rita Ora do bëhet pjesë e festivalit për një performancë të veçantë, e cila pritet të jetë madhështore në skenën e Eurovision-it, që nikoqir këtë vit ka Britaninë e Madhe, përkatësisht Liverpoolin.

    Ajo do të performojë disa nga hitet e saj më të mëdha, si dhe do ta debutojë këngën e saj më të re, të titulluar Praising You.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

    Përkrah Rita Orës, të ftuara speciale janë edhe Julia Sanina, Rebecca Ferguson, Alyosha, dhe Maria Yaremchuk.

    Kujtojmë se vitin e kaluar, festivalin e fitoi Ukraina mirëpo për shkak të kushteve të vështira atje, Britania e Madhe u zgjodh nikoqire, e cila kishte zënë vendin e dytë.

    Kosovës ende nuk i lejohet pjesëmarrja në këtë festival, mirëpo, këtë herë, Albina Kelmendi me familjen e saj si dhe Rita Ora do të jenë zërat që do t’i përfaqësojnë kosovarët denjësisht. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!