×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora pozon nudo para pasqyrës

    Reporteri
    11 Janar 2020 | 10:20

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë ka qëndruar në Florida për xhirimet e klipit të ri.


    Ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

    Jo të pakta janë rastet kur Rita publikon për fansat ndonjë fotografi provokuese, duke arritur kështu të ngacmojë imagjinatën e tyre.

    Një gjë të tillë, këngëtarja shqiptare e ka bërë në imazhin e fundit që e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

    Ajo u shfaq tërësisht nudo para pasqyrës, teksa i mbuloi pjesët intime me një emoji në formë luleshtrydhe.

    Rita Ora shquhet si një ndër femrat më atraktive, e cila asnjëherë nuk ka hezituar që t’i ekspozojë linjat e saj trupore.

    Së fundmi, ajo ka nisur një kampanjë të re reklamimi me gjigantin e stolive “Thomas Sabo”, teksa ka premtuar për fansat plot projekte muzikore edhe përgjatë 2020-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!