×
  • Show Time
  • Show Time

    Robert Berisha puthet në buzë në mes të emisionit me konkurrenten e “Talk Love Story”

    Reporteri
    06 Janar 2022 | 21:14

    Këngëtari dhe prezantuesi i njohur, RobertBerisha, ka qenë i ftuar së fundmi në spektaklin “Talk Love Story”.

    Paraqitja e tij në studio i ka emocionuar të gjithë, por më së shumti konkurrenten e quajtur Kleona.

    Në një moment, ajo është ngritur me lejen e prezantuesit Eni Shehu për të puthur këngëtarit nga Kosova.

    Pasi e puthi në buzë, në publik filloi të ketë ovacione, ndërsa e gjithë situata është kaluar me të qeshura në studio si nga ana e Robertit, ashtu edhe nga konkurrentët e tjerë.

    “Talk Love Story” është një emision i cili zhvillohet me katër personazhet kryesorë të spektaklit “Love Story”, si dhe konkurentët në garë për të fituar zemrat e dy princeshave dhe dy princave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!