Pikërisht kur menduan se sherri i tyre mori fund, Stresi dhe Noizy e kanë rindezur atë.
Shkak u bë një fotosesion i Noizyt me Alketa Vejsiun në revistën e kësaj të fundit, fotosesion i cili titullohej “Ilirianët e kohës moderne”.
Prej këtij postimi, Stresi i tha Noizyt se ai vetëm shqiptar nuk është, por gollobordas, e padyshim nuk kishte se si të mungonte dhe reagimi i Noizyt. Përmes një postimi, të cilin më pas ai e ka fshirë, Noizy është tallur me Stresin, ndërsa ka zbuluar se më parë llogaria e reperit ishte me emrin “Vlonjati”.
Ndërsa, tani sërish ka reaguar Stresi i cili i përmend Noizyt pjesën e viteve më parë, kur dhe u plagos në qendër të Prishtinës.“Veç trimat hajnë plum b…, reperat trima hahahahha”, shkruan duke u tallur Stresi, teksa vazhdon “Athinë o malaka, ca të t’thotë vllai ty shihemi rrotull”, ndërsa shihet në fotografinë e publikuar një pistoletë dhe hashash.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.