Mbrëmë Dj Dagz ishte banori i dytë i eleminuar nga Big Brother VIP Albania.
Pas një zingjiri të nisur nga Beatrixa, dyshja e fundit e mbetur ishin Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, ku ky i fundit mori më pak vota dhe ishte i dyti banor i larguar mbrëmë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, ku një pjesë e madhe e publikut mendon se Beatrixa duhej të largohej e jo të shkonte në atë mënyrë e gjithë loja.
E, pas daljes së Dagz ka reaguar menjëherë Sarah Berisha, njëra nga ish-banoret e këtij edicioni të parë VIP, e cila ka publikuar një fotografi të tij.
“Ti e ke fituar Big Brotherin tend, po te presim vëlla”, shkroi Sara në foton e publikuar.
Theksojmë se Sarah Berisha po vazhdon lidhjen e saj të dashurisë me shokun e ngushtë të Dagz, Dj PM./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.