×
  • Show Time
  • Show Time

    S’ka nepotizëm te Rita Ora, diskualifikon nga “The Voice Australia” mbesën e koleges së saj

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 8:20

    Në episodin e së martës të “The Voice Australia”, mbesa e këngëtares Jessica Mauboy, Saraya Mauboy-Hudson u diskualifikua nga shfaqja.


    Gjatë një faze të quajtur “The Cut”, ku anëtarët e jurisë zgjodhën pesë të parët e tyre nga ekipet e tyre masive, Saraya u përball me goditjen nga duart e Rita Orës, shkruan DailyMail.

    Mentorja e skuadrës, në rastin konkret Rita duhej të zgjidhte midis konkurrentëve të saj: Sian Fuller, Tanya George, Isaiah Lugo-Hale dhe Saraya.

    Ndërsa Rita tha se 18-vjeçarja këndoi në një mënyrë që ishte ‘e pastër dhe e bukur’ – kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta mbajtur atë në konkurs, transmeton telegrafi.

    Në fund, Rita kualifikoi për në fazën tjetër Sian dhe Tanyan – dhe vendimi shokues nuk tingëlloi mirë me fansat në shtëpi.

    Disa e ndanë pakënaqësinë e tyre në lidhje me vendimin, përmes statuseve në Twitter.

    Një person shkroi: “Gabim i madh duke mbajtur grupin dhe lojtarin në përzierje. Dhe duke e lënë Sarayën. Çfarë shakaje”.

    Një tjetër tha: “Performanca e Sarayës u bë virale në TikTok kështu që unë mendoj se është e sigurt të thuhet se është vetëm fillimi për të”.

    Dikush tjetër që shikonte shfaqjen në shtëpi u pajtua, duke shkruar “Sidoqoftë Saraya ishte e dobët”, ndërsa një tjetër shtoi: “Jessica do të vrasë Ritën…Saraya e shkretë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!