Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, vazhdon të jetë një nga personazhet e shoëbizit më të komentuara në rrjete sociale.
Krahas projekteve muzikore që sjell, ajo tejet shumë flitet edhe për paraqitjet e dukjet që herë pas here përzgjedh.
E në këto imazhet e fundit, Doruntina Shala (emri i vërtetë), ka rrëmbyer vëmendje me stilin e veçantë teksa shfaqet në një avion privat.
“Duhet të hani shumë fli për të qenë në nivelin tim”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Komplimentet gjithashtu kanë qenë të shumta dhe postimi për një orë mblodhi mijëra pëlqime.
Sa i përket projekteve muzikore, Tayna dy ditë më parë lansoi këngën e re në duet me reperin Azet.
Për këtë kohë, projekti i dyshes mblodhi afro tre milionë klikime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.