×
  • Show Time
  • Show Time

    Tola për Alvisën: Ajo është djall, do e shihni ç’do ndodhë

    Reporteri
    05 Nëntor 2021 | 18:51

    Ish-konkurentja e Përputhen, Tola nuk i kurseu mendimet e saj për vajzat që kishte konkurrente në emision, sidomos për Alvisën.

    Tola e quajti Alvisën një “djall”, duke paralajmëruar se në emisionet në vazhdim do shihet se kush është ajo.

    “Për Alvisën kam thënë gjithmonë që është “djall” e kam thënë që në fillim , madje jam pyetur pse….pse…pse ? Ashtu e kam menduar, do shihni edhe puntatat që kanë dalë dhe që do jepen në Prime. Është shumë e kalkuluar, ecën me llogari”, tha Tola.

    Ndërsa për vajzat e tjera, ish-konkurrentja tha: “Adën kam marrëdhënie të mira edhe tani që kemi dalë të dyja jashtë emisionit, është një vajzë shumë e mire. Më e sakta nga vajzat që janë brënda është Ritvana, kam shumë shoqëri , edhe Mikela është një vajzë që bënë shumë për shoqërinë. Me Antonian nuk kam pasur komunikim, vajzë e mirë duket në raport me mua”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!