Pas arrestimit të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, ndaj reperit të njohur shqiptar, Noizy është kërkuar masa e paraburgimit.
Sipas medias zvicerane ne shqip LeCanton27.ch, arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, e cila ka njoftuar se 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale.
“Prokuroria Publike po zhvillon procedura penale kundër reperit shqiptar…” , ka deklaruar sot për gazetën zvicerane ne shqip LeCanton27.ch Erich Wenzinger zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik dhe Departamentit te Drejtësisë te Punëve të Brendshme.
Prokuroria Publike ka paraqitur një padi në Gjykatën e Masave Shtrënguese-ZMG.
Megjithatë, sipas tij, ende nuk është shpallur një vendim. “Për më tepër, nuk mund të japim informacione të mëtejshme për shkak hetimeve dhe procedurave në vazhdim, deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar”, tha tutje ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.