Kënga e Taynës “Si Ai” kësaj radhe ka përfunduar në proflin zyrtar të yllit me famë botërore, Rita Ora.
Artistja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në Instagram një video, ku në sfond dëgjohet kënga më e Taynës, “Si Ai”, një fakt që tregon se muzika e saj ka arritur të ketë ndikim edhe në arenën ndërkombëtare.
E njohur për tekstet e guximshme dhe performancat e fuqishme në klipe, artistja nga Kosova po përforcon pozicionin e saj si një nga emrat më të kërkuar në muzikë në trojet shqiptare.
Krahas Rita Orës, Ky nuk është rasti i parë që Tayna merr mbështetje nga artistë me emër. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me futbollistin Neymar, modelen Kylie Jenner.
Dj i njohur, Mahmut Orhan madje ka krijuar edhe remixin e kësaj kënge, ku pothuajse në çdo organizim ku ai merr pjesë, ai zgjedh të luaj edhe këngën “Si Ai”.
Kënga “Si Ai” u publikuar gati një vit më parë, dhe deri tani në platformën “Youtube” numëron mbi 13 milionë shikime.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.