×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘Verë e ka bërë Zoti’ për Arta Elezajn

    Reporteri
    31 Janar 2020 | 10:50

    Arta Elezaj, të cilën opinioni filloi ta njohë nga seriali ‘O sa mirë’, tani e njeh edhe më mirë, nga fotot që ajo poston në profilin e saj në Instagram, nga vende të ndryshme të botës, dhe tejet egzotike.


    Elezaj, ka zgjedhur të largohet nga Prishtina këto ditë kur në kryeqytet ka vetëm tym, mjegull e baltë.

    Ajo së fundi na tregon se po i viziton ishujt e burkur të Mauritius, që ndodhen në kontinentin afrikan, e ku temperaturat për dallim nga vendi ynë janë të ngrohta.

    Siç shihet nga fotot, ky vend ku po qëndron Elezaj ka bukuri të jashtëzakonshme të natyrës, por edhe të botës shtazore.

    Kjo vazjë e cila thotë se tani më shumë bënë punën e modeles se sa të aktores, pa hezitim na e tregon jetën e luksit, e cila është shumë larg standardeve të një kosovari mesatar.

    Ndoshta Arta ka fituar ndonjë kontratë të shtrenjtë punë, që ne akoma nuk e dimë, dhe i hymë në hak kur pyesim se ku po i merr paratë për këto ture turistike, rroba e vetura të shtrenjta. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!