×
  • Show Time
  • Show Time

    Vesa Luma e irrituar me organizatorët e Festës së Birrës: Aq kanë parë në jetën e tyre, ju ka mbet ora te Bregoviqi

    Reporteri
    13 Gusht 2021 | 23:28

    Ditën e djeshme familjarët e të të zhdukurve kanë kërkuar nga Bashkia e Korçës që të anulojnë pjesëmarrjen e Gorgan Bregoviqit në Festë ne Birrës.


    Për këtë ka reaguar e prekur dhe tej mase e irrituar, Vesa Luma e cila ka shkruar se Bashkia e Korçës nuk meriton fare vëmendje, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    “Punonjësit e asaj Bashkie dhe “elita” shqiptaro-ballkanike që kanë organizuar këtë idiotësi, nuk e meritojnë as vëmendjen e juaj e as dhimbjen tuaj..Ata aq kanë parë në jetën e tyre e aq dijnë…ju ka mbet aty ora, te Bregoviqi. Duhet të mësohemi me faktin që duhet të jemi të fortë për veten tonë e të krenohemi me arritjet e mëdha nëpër botë falë punës, kulturës dhe talentit”, ka shkruar Vesa.

    Theksojmë se Bregoviq do të performojë në Festën e Birrës në Korçë me datë 22 gusht, ndërsa tanimë ka filluar shitja e biletave me çmim 8 euro.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!