×
  • Show Time
  • Show Time

    “Vet e kam lëshuar nga duart..”, ish e dashura e Dagz reagon pas puthjes së DJ me Einxhel Shkirën

    Reporteri
    06 Janar 2022 | 14:03

    Me futjen e Dj Dagz në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, u zbulua edhe lidhja e tij e dashurisë me një moderatore nga Kosova.

    Madje u publikuan edhe disa foto të tyre gjatë kohës sa çifti kanë qenë bashkë, derisa Dagz ka treguar se lidhja e tyre ka përfunduar qysh në fillim të verës, saktësisht në muajin qershor, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Madje ditë, u raportua se banorja e re që u fut në Big Brother (Egzona) ishte ish e dashura e Dj Dagz, por në fakt e vërteta qëndron se nuk bëhet fjalë për të.

    Tani, për të gjitha këto, e vetëm dy ditë pas puthjes së Dagz me Einxhel, ka reaguar vet moderatorja, Ariana Berisha përmes një postimi në Instagram ka kërkuar që të hiqet dorë nga publikimi i fotografive.

    Tutje ajo shkruan se nuk dëshiron të merret me diçka që e ka lëshuar vetë nga duart e saj, duke iu referuar Dj Dagz-it.

    Theksojmë se Ariana dhe Dagz kanë qenë në lidhje dashurie për afër tri vite./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!