Mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP u larguan dy banorë.
Eleminimi i dytë erdhi krejt papritur për banorët, por jo për publikun, e që sipas një zingjiri të nisur nga Beatrix, Dagz dhe Einxhel shkuan në nominim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Dj Dagz ishte banori i cili u largua nga shtëpia, e që ky eleminim bëri që një pjesë e banorëve të shpërthente në lot, por ajo që e përjetoi më keq ishte Einxhel Shkira.
Tani pas daljes nga Big Brother VIP, ka reaguar edhe vet Dj përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagran.
Postimi i tij i plotë:
alemnderit te gjitheve – per perkrahjen dhe dashnine! ??
Kjo eksperience nuk pershkruhet me fjale.
Fitova shume me shume, se sa e paramendoja.
Falemnderit @arbanao per fjalet, te cilat me kane vertetuar se qellimin tim e kisha arritur.
Falemnderit @bigbrotheralb_vip per mundesine, per te qene banor i shtepise me te madhe ne Shqiperi.
Me respekt,
DJ DAGZ
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.