Xhensila Myrtezaj ka disa ditë që ka udhëtuar drejt Londrës.
Nga atje këngëtarja nga Shqipëria po publikon pamje të ndryshme, derisa sot ajo ka takuar një këngëtar mjaft të njohur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Bëhet fjalë për këngëtarin e shumë hiteve, Sam Smith, me të cilin ka zgjedhur edhe ta publikojë një fotografi në llogarinë e saj në Instagram.
“Ditë e bukur, dhe isha e befasuar me të takuar një nga këngëtarët e mi të preferuar”, shkroi Xhensila në fotografitë e publikuara.
Sam Smith njihet si një prej këngëtarëve më të njohur në Britani dhe jo vetëm, këngët dhe albumet e të cilit janë renditur gjithmonë lartë në top listat ndërkombëtare./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.