×
  • Show Time
  • Show Time

    Zbulohet shkaku i vdekjes së Tina Turner

    Reporteri
    25 Maj 2023 | 20:08

    Shkaku i vdekjes së Tina Turner është zbuluar një ditë pas vdekjes së saj.

    Këngëtarja legjendare u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Kusnach afër Cyrihut pas një sëmundjeje të gjatë dhe të paspecifikuar.

    Ajo kishte luftuar më parë me kancerin e zorrëve dhe vuante nga presioni i lartë i gjakut për më shumë se katër dekada.

    E gjitha bota nderon mbretëreshën Rock n`Rollit, Tina Turner

    Përfaqësuesit e saj tani kanë konfirmuan për DailyMail se mbretëresha e ‘Rock ‘n’ Roll’-it vdiq nga shkaqe natyrore.

    Ata njoftuan lajmin e hidhur për vdekjen e saj më 24 maj, duke thënë: “Me të bota humbet një legjendë dhe model të muzikës”.

    Pas vdekjes së saj, disa kujtime të Turner u rishfaqën – ku ajo pranoi se dikur kishte menduar për vetëvrasje të asistuar në vitin 2016 përpara se burri i saj Erwin Bach t’i dhuronte veshkën.

    Mesazhi i fundit që Tina Turner i la botës dhe pengu që mori me vete

    Në vitin 2000, Turner njoftoi tërheqjen e saj nga muzika, një vit pasi publikoi albumin e saj të fundit solo, Twenty Four Seven, megjithëse ajo do të kthehej në skenë në 2008, duke performuar në çmimet Grammy me Beyoncé dhe për një turne të fundit për të shënuar 50 vjet të karrierës së saj.

    “Isha i lodhur duke kënduar dhe duke i bërë të gjithë të lumtur”, kishte thënë Turner. “Kjo është gjithçka që kam bërë në jetën time”.

    Nga dhuna e deri te diagnostikimi me kancer, historia e trishtë por motivuese e Tina Turner si yll botëror i muzikës

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!