×
  • Lajme
  • Shqipëria

    1500 policë në gjendje gatishmërie për protestën e nëntë të opozitës

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 11:08

    Opozita e bashkuar, sikurse ka lajmëruar, do të mblidhet sot pasdite në orën 20:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke zhvilluar kështu protestën e 9-të kombëtare.


    Sikurse dhe në protestat e kaluara, edhe në marshimin e sotëm, kërkesat e opozitës pritet të jenë po të njëjta, largimi kryeministrit Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

    Tubimi i opozitës vjen në një situatë tejet të tensionuar në vend, që është krijuar  pas daljes së përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, si dhe përplasjeve në disa KZAZ.

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ketë dhunë në protestën e sotme dhe se në protestë do të jetë së bashku me gruan dhe dy vajzat.

    Në protestën e sotme të opozitës, pritet të angazhohen rreth 1500 efektivë policie, për të siguruar mbarëvjatjen e tubimit dhe shmangien e incidenteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!