Erion Veliaj anulon një konferencë për të qenë prezent në ditëlindjen e gruas

Erioni Veliaj së fundmi ka rrëfyer detaje nga jeta e tij përtej” petkut” të kryebashkiakut të Tiranës.

Veliaj ka treguar se pas lindjes së djalit të tij është bërë shumë më i ndjeshëm dhe më i kujdesshëm për detajet.

Kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëshortja e tij para gjashtë muajsh janë bërë prindër për herë të parë të një vogëlushi të quajtur Kajan.

Veliaj në RTV Ora News ka folur edhe për bashkëshorten e tij, Ajolën.

“Cila është gjëja më e çmendur që ke bërë për Ajolën?”- e pyeti moderatorja e emisionit, Rudina Dembacaj, kryebashkiakun.

Veliaj nuk hezitoi dhe ka treguar se vetëm për të qenë prezent në ditëlindjen e bashkëshortes së tij, ai ka anuluar një konferencë të komplikuar, shkruan blitz.al, transmeton Klan Kosova.

“Kam anuluar një aktivitet, një konferencë shumë të komplikuar për të qenë prezent në ditëlindjen e saj, sepse e kisha vënë re që ishte mërzitur dhe më donte aty”, ka treguar Veliaj.