×
  • Lajme
  • Shqipëria

    55 vjet arkiv i Forcave të Armatosura, Xhaçka: Rojtare e kujtesës historike

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 19:25

    Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura shënon 55 vjetorin e krijimit, duke regjistruar 516 fonde arkivore dhe një trashëgimi dokumentare prej 35 milionë fletësh.


    Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e pranishme në ceremoninë e organizuar në mjediset e Muzeut Kombëtar, e cilësoi arkivin kujdestar të kujtesës dhe vlerave historike të Forcave të Armatosura.

    “Arkivat janë qendra të vërteta kërkimore të së vërtetës, janë gjithashtu edhe rojtarët më të rëndësishëm të kujtesës historike kolektive. Duke braktisur qasjen klasike, e cila i sheh arkivat thjesht si struktura burokratike, ne duhet që t’i konfigurojmë ato si pikënisjen më të mirë për krijimin e një projekti që synon të bazohet në identitetin e mishëruar në projektet, sukseset dhe qëndrueshmërinë në kohë të Forcave të Armatosura”, tha ministrja./TCH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!