×
  • Lajme
  • Shqipëria

    65 vjeçarit nga Përmeti i vjedhin 75 mijë euro në banesë, arrestohen dy persona

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 10:00

    Plot 75 mijë euro janë vjedhur në banesën e një 63 vjeçari në Përmet, ndërsa policia ka ndaluar si autorë një grua 36 vjeçare dhe një djalë 28 vjeç të dy banues në Përmet.


    Policia e këtij qyteti thotë se dy të rinjtë janë arrestuar ndërsa në e provës materiale u sekuestruan 27 mijë euro.

    Njoftimi i policisë:

    Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën një shumë parash në banesën e tij.

    Kapet dhe ndalohet një shtetase e dyshuar ai autore e ngjarjes, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

    Policia e Përmetit, menjëherë pas marrjes së kallëzimit se shtetasit K. P., 63 vjeç, banues në Përmet, i kishin vjedhur shumën 75 000 euro, në banesën e tij në Përmet, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases O. Sh., 36 vjeçe, banuese në Përmet dhe shpalljen në kërkim të shtetasit P. P., 28 vjeç, banues në Përmet (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë”).

    Shtetasja O. Sh., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin P. P., ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e shtetasit K. P.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme./OraNews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!