×
  • Lajme
  • Shqipëria

    7700 objekte të dëmtuara në Durrës, ja kur nis rindërtimi

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 23:45

    Emirjana Sako, kryebashkiakja aktuale e Durrësit, komentoi procesin e rindërtimit nga tërmeti.


    “Ne aktualisht po punojmë me shembjen e godinave të dëmtuara. Unë kam vizituar shumë objekte në qytetin e Durrësit, janë bërë rreth 90 mijë konstatime dhe 7700 kanë dalë objekte me probleme. Këto dëme nuk janë të gjitha serioze. Ne kemi marrë praktikën italiane për vlerësimin e gabimeve,” tha Sako.

    Sa u përket qytetarëve, ajo tha se janë bërë aplikimet dhe kanë përfituar qytetarët për tre kategori.
    “Kemi pasur 12 mijë aplikime. Kanë përfituar rreth 7400 mijë familje për rikonstruksione banesash. Pjesa tjetër janë banesa individuale dhe rindërtimi i banesave në pallate në vendet ku janë shembur,” tha Sako.
    “Firmat që do bëjnë ndërtimet do zgjidhen me garë,” tha ajo, duke shtuar se “rindërtimi nis në shtator”.
    “Ka nisur puna për 10 shkolla dhe do përfundojnë në nëntor. Ky proces do jetë mjaft afatshkurtër,” tha ajo.
    “Unë kam 11 vjet që punoj në Bashkinë e Durrësit. Unë personalisht e shoh si një mundësi të mirë për të ndihmuar njerëzit në këtë fazë,” përfundoi ajo intervistën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!