×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Abuzimet me pronat në bregdetin e Durrësit, gjykata lë në burg 9 nga 20 zyrtarët e arrestuar

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 15:19

    20 të personat e arrestuar në lidhje me tjetërsimin e pronave në në zonën e Gjirit të Lalzit, kanë dalë ditën e sotme para gjykatës së Durrësit.


    Trupi gjykues ka konfirmuar masën e sigurisë me burg për ish-drejtorin e Hipotekës, Arsian Iljazaj, ish-kryetarin e komunës së Ishmit, Sulejman Brahimi si dhe për të akuzuarit e tjerë Mikel Zaho dhe Bledar Zerba.

    Ndërsa për ish-drejtorin e Hipotekës, Andri Kona, ish-drejtoreshën Edlira Nova dhe Malvina Deçkën e Rovin Zeqjan gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

    Të dënuarit dhe disa persona të tjerë ishin të përfshirë në një skemë korruptive për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit.

    Pas disa muajsh hetim u realizuan dhjetëra përgjime të cilat vërtetojnë abuzimin me dtyrë të ish-zyrtarëve. Ndaj të gjithë personave të proceduar, përveç hetimeve për aktivitetin kriminal ka nisur edhe hetimi pasuror, për pronat dhe llogaritë bankare që mund të disponojnë ata ose të afërm apo miq të tyre.

    Në këtë skemë korruptive janë përfshirë juristë, hartograf, topograf, specialist, duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar këtë hapësirë nga tokë shtetërore djerrë në tokë are, ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit.

    Këtë sipërfaqe toke ua kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.

    Po përmes falsifikimit të të dhënave dhe zhdukjes së dokumentacionit në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme janë regjistruar dhe më pas tjetërsuar. Skema është zbuluar nga hetimet e nisura gjatë këtij viti, ku ish-zyrtarë dhe përfitues janë mbajtur në përgjim.

    Fillimisht, toka shtetërore djerrë është regjistruar si tokë arë, pastaj është ndarë në bazë të ligjit 7501 dhe më pas u është kaluar personave të ndryshëm kundrejt përfitimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!