×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në Rrugën e Kombit, pesë të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 16:39

    Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin Milot- Rrëshen, pranë urës së Zogut.


    Nga të dhënat e para mësohet se si pasojë e përplasjes së dy fuoristradave kanë mbetur të palgosur 5 persona, ndërsa 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

    Dyshohet se shkak për aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

    Të plagosurit janë nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!