×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidenti me makinën e blinduar me targa ruse, zbulohet dëshmia e 34- vjeçarit

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 11:44

    Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e mbrëmjes së djeshme në Tiranë, aty ku një makinë “G Class” e blinduar me targa ruse u përmbys pranë ish-rreth rrotullimit të Shqiponjës.


    Policia njoftoi se një person kishte shkuar për mjekim në një spital privat pas aksidentit, ndërsa po hetohej pronari i mjetit.

    Sot zbulohet se ai quhet Eldin Dergjini, 34- vjeç.

    “Kam qenë duke ecur me makinë me një shpejtësi normale. Me goditi nga pas një mjet tjetër. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi. Pas aksidentit jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital”, ka thënë ai para policëve.

    34-vjeçari është person me precedent penal i arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për narkotik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!