×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje e rëndë: E përplas kamioni, më pas e shkel vetura, vdes 50-vjeçari

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 23:41

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bypass-in e Fierit, në vendin e quajtur Baltez.


    Sipas policisë një person rreth 50-vjeç është përplasur nga një kamion, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

    I ndjeri ka qenë me një karroce dore duke mbledhur kanaçe. Njëra anë e Bypass-it prej 30 minutash ndodhet e bllokuar.

    Viktima pasi është përplasur nga kamioni që është larguar, si dhe është goditur edhe nga një mjet tjetër që vinte pas, bëjnë me dije burimet.

    Policia ka kthyer mbrapsht mjetet e njërit krah të Bypass-it, ndërkohë që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Po punohet për identifikimin e viktimqs dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!