×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrin në Tiranë trupi i ushtares shqiptare

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 13:44

    Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanjat, e cila humbi tragjikisht jetën gjatë një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni.


    Ministrja Olta Xhaçka, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, miq dhe familjarë pritet që të jenë të paanshëm në dorëzimin e trupit.

    Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka më herët bëri një vizitë në familjen e nëntetares Hasanaj, pas kthimit të saj nga Letonia, për të ngushëlluar të afërmit.

    “Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjese e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga  jeta e Zarifes humbje e madhe për të gjithë  ne”, ishte ngushëllimi qe Xhçka iu bëri të afërmeve të nëntetares së vrarë me 6 maj.

    Zarife Hasanaj është shpallur “Dëshmor i atdheut”, pasi humbi jetën në krye të detyrës.

    Përpara se trupi i saj të nisej drejt Shqipërisë, në  bazën Camp Adazi, në Letoni është zhvilluar një ceremoni lamtumire me pjesëmarrjen e 10 vendeve, pjesë e misionit “Enhanced Forëard Presence”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!