×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Atentat në Elbasan, ekzekutohet në sy të gruas një 41 vjeçar

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 21:03

    Një ekzekutim me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbej” Elbasan.


    Mësohet se një person është qëlluar për vdekje në makinë.

    Zbardhet emri i 41-vjeçarit që ngeli i vrarë këtë të martë në Elbasan.

    Burime për “Vizion Plus” thanë se viktima është Everest Çaka, banor i lagjes “5 Maji”.

    Ai u vra në sy të bashkëshortes së tij, Silvana Çaka, me të cilën ndodhej në makinë. Ajo mori plagë të lehta në dorë.

    Nga ana e policisë po punohet për kapjen e autorit, ndërsa nuk ka ende asnjë detaj për shkaqet e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!