×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Atentati në Elbasan, shoqërohen në polici 25 persona

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 8:15

    Policia ka shoqëruar 25 persona për vrasjen e Everest Çakës mbrëmjen e djeshme në Elbasan.


    Everest Çaka u ekzekutua me armë zjarri në automjetin e tij rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbe” në Elbasan.

    Vrasja ka ndodhur në prani të bashkëshortes, e cila është plagosur në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon punën për kapjen e autorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!