×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Babai përplas me traktor vajzën 3-vjeç

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 15:45

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë rreth orës 11:15, në fshatin Çerven, të Fierit. Teksa po drejtonte traktorin në oborrin e banesës shtetasi E. T., ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.


    “Sot rreth orës 11:15, në fshatin Çerven, në oborrin e banesës së vet, shtetasi E. T., duke drejtuar mjetin tip zetor, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve”, shkruan policia.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!