×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Befason fotoreporteri gjerman: Më mirë këtu, se në Gjermani

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 8:41

    Leonard Simon është një fotoreporter dhe gazetar nga Gjermania, i cili përgjatë muajit Shtator ka vizituar Shqipërinë në kërkim të shqiptarëve dikur azilant në Gjermani. Qëllimi I tij është dokumentimi I historive personale të këtyre ish-azilantëve, por teksa viziton vendin tonë ai ka gjetur edhe shtëpinë e tij të ardhshme.


    Në një intervistë për “Abc e Pasdites”, Simon u shpreh se Shqipëria është vendi ideal për të rritur një fëmijë.

    “Jemi dashuruar me këtë vend. Ne e kemi konsideruam shpërnguljen këtu edhe përpara se të lindnim djali. Të jesh këtu është shumë më e lehtë nga aspekti social për fëmijën. Njerëzit janë kaq të dashur me djalin tonë dhe ai do rritej ndryshe këtu” , tha për kamerën e Abc News fotoreporteri gjerman.

    Kjo është vizita e tij e katërt në vendin tonë dhe sipas tij, mes dy kulturave gjermane dhe asaj shqiptare ka shumë diferencime veçanërisht në aspektin social.

    “Aspekti i familjes është shumë më ndryshe nga Gjermania. Ju keni më shumë ndërveprim me njëri-tjetrin. Duke qenë se unë kam një fëmijë të vogël, njerëzit janë më miqësor më fëmijët. Edhe me beben time. Ai luan, vrapon, njerëzit gëzohen kur e shohin. Në Gjermani bezdisen”, komentoi Simon nga Mynih.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!