×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berat: 24 vjeçari plagoset me armë afër xhamisë

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 7:20

    Një 24 vjeçar u plagos mbrëmjen e sotme në rrethana ende të paqarta në në lagjen “Deshmorët e Kombit”, pranë Xhamisë në Berat.


    Mësohet se i riu është paraqitur në spitalin e Beratit për ndihmë mjekësore.

    Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, ku për arsye hetimi nuk mund të bëhet me dije identiteti i tij, njofton policia e qytetit.

    Vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!