×
  • Lajme
  • Shqipëria

    BILD publikon përgjimet e reja, policia e përfshirë në blerje votash në Shqipëri

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 22:10

    Gazeta gjermane BILD ka nisur të publikojë 10 përgjimet të reja në lidhje me skandalin e shit- blerjes së votave në Dibër.


    Në përgjimin e parë shefi i policisë tregon sesi ka shpikur një plan për të manipuluar zgjedhjet. Në përgjim shefi i policisë flet dhe me ish Ministrin Damian Gjiknuri, i cili e përgëzon me fjalët tërmet ke bërë, je i madh!.

    Shefi i policisë së Dibrës, Robert Aga në bashkëbisedim me ministrin Gjiknuri dhe Bekim Krashin flet i kënaqur për strategjinë e përdorur nga ai për votimet dhe se ata nuk kishin patur shumë besim tek ai.

    Robert Aga: He djalosh.

    Bekim Krashi: Ça keni bë, ça keni bë se e keni myt fare. Nuk keni lënë asgjë. Plus kudo jeni, vetëm tek ne jeni minus 10 (vota). Do t’i nxjerr të dhënat dhe do t’i dërgoj me letër pastaj.

    Robert Aga: Dua të kemi 1000 plus, poshtë 1000 nuk i pranoj.

    Bekim Krashi: Aaaa ca llafos, ke filluar ke pretendime të mëdhaja

    Robert Aga: Ejjj

    Bekim Krashi: Hë

    Robert Aga: O shpirt i vëllait , ti kujtoje se ata (opozita) ishin budallenj që bënin si të tillë

    Bekim Krashi: Po prandaj deshin të bënin rrëmujë ata, se i dishin këto gjëra. Mos u lodhni fare. Janë të humbur këta.

    Robert Aga: O shpirt i vëllait , ajo strategjia ime funksionon

    Bekim Krashi: E di mor e di që e deklaruar. Ti je një komisar politik or ti.

    Robert Aga: Hej. A e ke Damian Gjiknurin aty??

    Bekim Krashi: Do të ta kaloj në telefon.

    Robert Aga: Jepja pak.

    Robert Aga: O shef (i flet ministrit Gjiknuri)

    Gjiknuri: Hë Berto

    Robert Aga: Mirëmbrëma

    Gjiknuri: Hë mo ça bën

    Robert Aga: Si je?

    Gjiknuri: Mirë! Tullë! Mirë fare.

    Robert Aga: Se nuk pate besim tek unë

    Gjiknuri: Tërmet! Tërmet! Je njësh. E the hahahah. Ik mos fol shumë.

    Robert Aga: Ciao! Të përshëndes!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!