×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bushati: Po përjetojmë krizë vlerash

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 13:05

    Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Ditmir Bushati, ngriti shqetësimin për situatën në të cilën po kalon Shqipëria.


    Bushati bëri thirrje për dakordësi për të përcaktuar qëllimet e shtetit për shumë vite më tej, përcjell KTV.

    “Po përjetojmë krizë vlerash, jo nga mungesa e të mirave, por nga mpirja që sjell mungesa e shpresës. Vjen nga grykësia dhe pafytyrësia dhe paaftësia për të ndërtuar një sistem vlerash”, theksoi ai.

    Bushati tha se Shqipëria është vendi i fundit në Evropë, ku diaspora nuk ka të drejtën për të votuar.

    Menjëherë pas tij e ka marrë fjalën Taulant Balla, i cili kritikave të Bushati t, i dha përgjigje pa ia përmendur emrin kur tha se “për pesimistët u them se ne do t’i hapim negociatat”.

    Po ashtu, Balla tha se reforma zgjedhore duhet bërë me opozitën, e cila e ka vendin në komision.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!