×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur shqiptar

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 9:38

    Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar për ndarjen nga jeta këtë mëngjes të mjekut Hysni Shkjaut, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, me gjithë përpjekjet e stafit të infektivit për kolegun e tyre.


    Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

    Ai luftonte prej disa ditësh me Covid-19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

    “Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që i ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për 40 vite komunitetit të tij.

    Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!“, thuhet në njoftim, raporton Tch.

    Kujtojmë se më herët si pasojë e covid humbi jetën edhe mjeku Arjan Pushi. Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!