×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Del bilanci i fundit i koronavirusit në Shqipëri, vdesin gjashtë persona

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 17:52

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2899 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 349 persona me COVID-19, shkruan Reporteri.net.


    Po ashtu, në këtë periudhë kohore, janë shëruar 604 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

    Ndërkaq, 6 persona e kanë humbur betejën me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!