×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Del para gjykatës “Tony Montana” shqiptar, masakroi 120 herë me thikë shokun e ngushtë, dyshonte se i vodhi unazën e martesës

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 19:43

    Mane Driza, 41 vjeç është shqiptari, i cili ka dalë ditën e sotme përballë gjykatës në Britani të Madhe.


    Ai akuzohet për vrasjen e mikut të tij Stefan Bledar Mone, pasi e ka goditur 120 herë më thikë.

    Ngjarja ka ndodhur më 22 qershor të vitit 1999 në apartamentin e viktimës, kur Driza ishte vetëm 21 vjeç dhe punonte në ndërtim.

    Driza, ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se e ka sulmuar pasi mendonte se miku i tij i kishte vjedhur unazën e martesës.

    I ashtuquajtur nga miqtë e tij me nofkën Tony Montana, ai u kishte kërkuar atyre t’i blinin një thikë pasi do të vriste mikun e tij shqiptar.

    Ai e masakroi me dy thika dhe pas ngjarjes u arratis për në Itali dhe u arrestua në Siçili nga policia britanike në vitin 2000.

    Trupi i pajetë i Mones, u gjet nga e dashura e tij 6-muajshe shtatzënë, e cila u përball me skenat makabre në apartament.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!